ARKATANA

Krasniqi për deputetët e VV-së: Është vështirë t’i bindësh që është ditë, nëse Kurti u thotë se është natë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, deklaroi se Kuvendi i Kosovës është arena e opozitarizmit dhe se partia e tij do ta ushtrojë këtë rol aty, meqë siç tha, nuk janë opozitë e rrugës, molotivit dhe gazit lotsjellës.

Ai mes tjerash u shpreh se kanë të bëjnë me një pushtet që ka numër jashtëzakonisht të madh të deputetëve si një parti, si asnjëherë më parë në vendin tonë, dhe se opozita bashkë s’ka mjaftueshëm numra as për të thirrur seancë të jashtëzakonshme.

Përveç kësaj, ai tha se deputetët e Vetëvendosjes ‘është vështirë t’i bindësh që është ditë (kur është ditë) nëse Albin Kurti thotë se është natë’, tha ai në Klan Kosova.

FIDANISHTJA

“Aty s’ka autonomi, ata janë ushtarë. Edhe kur e kanë bindjen ndryshe, ata s’kanë të drejtë të mendojnë ndryshe, e lërë më ta shprehin”.

“Neve na takon që t’i ngrisim shqetësimet dhe t’i bindim qytetarët, sepse qytetari i Kosovës duhet ta kuptojë rrezikun që i vjen nga vendimet e gabuara”.

Përveç kësaj, Krasniqi foli edhe për çështjen e fundit të refuzimit të gazit, duke thënë se gazi është burim që deversifikon dhe se ndikimi i do të ishte te kostoja e energjisë më të lirë për qytetarët, do të kishte ndikim në pastërtinë e ajrit dhe se do të na kishte bërë pjesë të një projekti perëndimor, e padyshim amerikan.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.