Hidromorava

Krasniqi: PDK-ja nuk e rrëzon qeverinë ‘Haradinaj’

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nënkryetari i PDK-së Memli Krasniqi në një intervistë për “Zërin” ka thënë se deputetët e partisë së tij nuk do ta përkrahin iniciativën e opozitës për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”, shkruan sot Gazeta ‘Zëri”.

Opozita kosovare do të dështojë në iniciativën për rrëzimin e Qeverisë, pasi as vetë nuk janë të interesuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Kështu ka deklaruar në një intervistë për gazetën “Zëri” shefi i deputetëve të PDK-së Memli Krasniqi, duke shtuar se LDK-ja nuk ka interes për zgjedhje derisa është në një proces zgjedhor e aq më pak kur ky proceset po përcillet me probleme të ndryshme.

HW

Nënkryetari i PDK-së në këtë intervistë për “Zërin” ka folur edhe për vendimin e kreut të partisë Kadri Veselit për largimin nga pozita të zyrtarëve me aktakuza, duke paralajmëruar se një sërë veprimesh dhe vendimesh të tjera do të pasojnë edhe në të ardhmen, por pa precizuar se për çfarë veprimesh konkretisht bëhet fjalë.

Ai ka folur edhe për idenë e presidentit Hashim Thaçi që në kuadër të fazës finale të bisedimeve për Serbinë Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, ku një ide e tillë është vështirë e realizueshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.