Fundamenti

Krasniqi pas takimit me Ramën: I domosdoshëm thellimi i bashkëpunimit Kosovë – Shqipëri

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi gjatë takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur vullnetin e tij të përhershëm të PDK-së, për të kultivuar raporte të afërta e miqësore me të gjitha institucionet e Shqipërisë.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se PDK e vlerëson jashtëzakonisht të rëndësishëm thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, për çfarë u pajtuan me Ramën për forcimin e mëtejmë të raporteve mes dy vendeve.

“Për këtë qëllim, konsideroj se mbledhja e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, si format i iniciuar nga periudha e qeverisjes së PDK-së, duhet të vazhdojë e të zgjerojë temat e rëndësisë së përbashkët”, shkruan Krasniqi.

Mobi Casa

Gjatë takimit, ai e Rama biseduan për situatën e brendshme politike, menaxhimin e pandemisë, si dhe për zhvillimet e fundit në veri të vendit.

“Vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me targat, e konsiderojmë të drejtë dhe legjitim. Por, shpreha shqetësim për tendencën nga ana e Serbisë për të përshkallëzuar situatën, me ç’rast kërkova që Shqipëria të luajë rol ndihmës, si vend anëtar i NATO-s”, thekson ai.

Krasniqi ka falënderuar kryeministrin Rama për ftesën që i bëri për vizitë zyrtare në Tiranë, të cilën thotë se do ta realizojë që në momentin e parë të mundshëm. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.