Fundamenti

Krasniqi: Nuk jemi opozitë e llojit siç ka qenë Vetëvendosja

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Aktualisht, partitë opozitare po kritikohen për “opozitarizëm të butë”. Por, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se partia e tij nuk është opozitë e atij lloji që vije në pushtet me dhunë, e që sipas tij, ashtu ka bërë Lëvizja Vetëvendosje.

Krasniqi tha se nga opozitarizmi i atëhershëm i Vetëvendosjes janë duke u parë ende dëmet në Kosovë.

Uji Dea

“Ka një pritje në ndërdijen e qytetarëve të Kosovës, që opozitarizmi duhet të bëhet siç ka qenë opozitarizmi i Vetëvendosjes. Unë që nga dita që e kam marrë përgjegjësinë ta udhëheq PDK-në, e kam bërë të qartë që ne nuk jemi opozitë e atij lloji, nuk mund të bëhemi ne si parti shtet formuese, një opozitë e cila luftën për pushtet i jep më shumë prioritet interesit të vet, sesa interesave të shtetit. Kushdo që thërret për demonstrata të dhunshme, nuk është në qëllimet tona me hedh gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit. Ky ka qenë opozitarizëm jo demokratik e skajshmërisht i dhunshëm, por dëmet e atij opozitarizmi ne vazhdojmë edhe sot e kësaj dite t’i shohim. E sidomos tash që të njëjtit opozitarë i kemi në pushtet, që kanë qenë të gatshëm vetëm për opozitën, e në asnjë mënyrë për qeverisje”, deklaroi Krasniqi në Tëvë1.

Mirëpo, Krasniqi ende më shqetësuese se kjo, e sheh prishjen e raporteve mes ShBA-së dhe Kosovës, e për të cilën tha se nuk mund ta mbështesin Kurtin në këtë “aventurë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.