Eko Higjiena

Krasniqi: Nuk i kam ftohur raportet me Limajn

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Takimi mes liderëve që kanë arritur marrëveshjen politike për zgjedhjen e Atifete Jajagës në postin e presidentes, duhet të takohen edhe një herë për ta gjetur një zgjidhje tjetër.

Kështu ka vlerësuar kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, pasi LDK-ja po bojkoton komisionin për reformë zgjedhore për shkak të mos zbatimit të marrëveshjes politike të vitit të kaluar

“Në politikë shpeshherë marrëveshjet iu japin problemeve shumë zgjidhje, por nëse marrëveshja e parë nuk ka dhënë shumë zgjidhje, duhet të takohen prapë dhe ta zgjidhin problemin”, ka thënë Krasniqi, transmeton KosovaTimes.

Ndërsa sa i përket dialogut, i pari i Kuvendit thotë se qytetarët e kanë zhvendosur vëmendjen tek dialogu duke i harruar problemet tjera që janë shumë më substanciale.

Uji Dea

“I gjithë shoqëria kosovare i ka zhvendosur problemet tek një problem të imagjinuar. Dialogu nuk është problemi kryesor, pasi ka probleme shumë më substanciale se sa dialogu”, ka thënë Krasniqi, në një intervistë për KTV-në.

Ndërsa, duke komentuar shkrimet e fundit të medieve se ai dhe nënkryetari i PDK-së Fatmir Limaj kanë prishur raportet, ai iu është përgjigjur me pak fjalë.

“Është dëshirë e dikujt por nuk është e vërtetë”, u është përgjigjur Krasniqi shkrimeve të mediave.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.