UBT

Krasniqi: Muhamed Kallaba është kandidati më i përgatitur për ta udhëhequr Kamenicën drejt zhvillimit e transformimit

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Kamenica ka potencial të jashtëzakonshëm intelektual, ka diasporën e madhe dhe reliev të mrekullueshëm që janë mundësi e mirë për t’u organizuar drejt zhvillimit ekonomik. Prandaj, më 17 tetor, Muhamed Kallaba me mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Komunës së Kamenicës pa dallim, do të nisë një etapë të re të zhvillimit të kësaj komune ka shkruar Memli Krasniqi.

Postimi i plotë i Memli Krasniqit

KKGJILAN

Kënaqësi e jashtëzakonshme që këtë vikend ta kalojë në Kamenicë, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar të ardhshëm, Muhamed Kallaba dhe me kolegët e Degës.

Muhamed Kallaba është kandidati më i përgatitur për ta udhëhequr Kamenicën drejt zhvillimit e transformimit.
Kamenica ka potencial të jashtëzakonshëm intelektual, ka diasporën e madhe dhe reliev të mrekullueshëm që janë mundësi e mirë për t’u organizuar drejt zhvillimit ekonomik.
Prandaj, më 17 tetor, Muhamed Kallaba me mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Komunës së Kamenicës pa dallim, do të nisë një etapë të re të zhvillimit të kësaj komune.