Uji Dea

Krasniqi mohon grushtimet ndaj Kamishit

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Pavarësisht xhirimeve që ekzistojnë e ku shihen qartë deputetët e involvuar në rrahjen që ka ngjarë muaj më parë në hollin e Kuvendit të Kosovës, Florin Krasniqi nga Lëvizja “Vetëvendosje” ka mohuar se ka grushtuar deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiun, të njohur si “Kamishi”.

Këtë mohim Florin Krasniqi e ka bërë javë më parë kur edhe ka dhënë deklaratën para prokurorit komunalë të Prishtinës, Ruhan Salihut, i cili është duke zhvilluar hetimet përkitazi me rrahjen që ka ngjarë në Kuvendin e Kosovës me datën 28 qershor të këtij viti.

Prokurori i rastit Salihu konfirmon se tashmë ka përfunduar intervistat me dy nga katër të pandehurit, derisa intervistimin e palës së dëmtuar, në këtë rast Kamishin, e ka përfunduar disa javë pas rastit.

KKVITI

Por Salihu nuk ka dhënë detaje përkitazi me deklaratat e dhëna, por gazeta “Zëri” ka mësuar se Krasniqi ka mohuar të gjitha akuzat që i vihen në barrë se ka marrë pjesë në grushtimin mes deputetëve, grushtim i cili kishte nisur pas akuzave të deputetëve të lëvizjes “Vetëvendosje” ndaj disa deputetëve të PDK-së, që sipas lëvizjes, kanë qenë pjesëtarë të Shërbimit Informativ të Kosovës.

Ky burim i gazetës, ka thënë se Krasniqi ka mohuar akuzat, ndërsa Rexhep Selimi para prokurorit ka qëndruar në heshtje me arsyetimin se do të përgjigjet në gjykatë në qoftë se një gjë e tillë i kërkohet. E Visar Ymeri shef i grupit Parlamentarë i Vetëvendosjes, edhe pse është ftuar disa herë, nuk është paraqitur ende në prokurori.