Krasniqi: Kurti s’ndryshon qëndrim, mentaliteti imponues i tij po vazhdon bllokadën

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas takimit të thirrur nga Albin Kurti me liderët e partive politike, duke e cilësuar të pasuksesshëm dhe të motivuar më shumë nga detyrimi sesa nga vullneti për zgjidhje, raporton Ekonomia Online.
“Sikur takimi të ishte për të përmbushur një detyrim formal e jo për të gjetur zgjidhje reale. Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, situata ka ndryshuar, por Kurti jo. Qëndrimet e tij mbetën të njëjta,” u shpreh Krasniqi.
Ai akuzoi Kurtin për vazhdimësi të një “mentaliteti imponues dhe kryeneqësi politike”, që sipas tij, po e mban vendin në bllokadë, duke penguar arritjen e një konsensusi të nevojshëm për konstituimin e Kuvendit.
“Ky takim që u ftua nga Kurti ndoshta për të aktruar përmbushjen e një obligimi, dhe përgjegjësinë e detyrimit për të gjetur konsensus rezultojë i pasuksesshmen. Situatat nuk është e njëjtë pas aktgjykimit Kurti është i njëjtë dhe qëndrimet e tij mbetën të njëjta. Mentaliteti imponues dhe kryeneçësia politike vazhdon të jetë për të më prioritete sesa gjetja e zgjidhjet dhe përfundimi i bllokadës.