ARKATANA

Krasniqi: Kurti po i mban peng institucionet e Kosovës, duhet të ndryshojë kandidatin për kryetar të Kuvendit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sërish, kandidatja për kryetare të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk arriti të kalojë në votim, e ky dështim i katërt për të zgjedhur Haxhiun në këtë pozitë ka nxitur reagime të forta nga opozita.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh deputeti, Memli Krasniqi, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mbajtjen peng të institucioneve të Kosovës.

Sipas Krasniqit, Kurti nuk ka shumicën parlamentare të nevojshme për formimin e qeverisë, dhe kjo është arsyeja pse procesi i formimit të qeverisë është bllokuar, përcjell Telegrafi.

ARKATANA

“Është e turpshme kjo që po bëhet. Problemi është që nuk kanë shumicë parlamentare dhe nuk kanë numra për të bërë qeverinë, Albin Kurti është duke e mbajt peng institucionet. Kjo vërtetë është e papranueshme”, ka thënë Krasniqi.

Ai tutje tha se Kurti dështimin e tij personal që nuk i ka votat të formojë Qeverinë e njëherësh të bëhet sërish kryeministër është duke e bërë këtë bllokadë.

Kurti duhet me ndrru këtë kandidat. Ai nuk i ka votat …Dështimin e tij personal që s’mundet mu bo kryeministër po dëshiron me lënë si pjesë të kësaj bllokadë të cilën është duke e bërë qëllimshëm. Ose duhet me konstituuar Kuvendi ose të shkojmë në zgjedhje të përgjithshme”, tha ndër të tjera ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.