FITORJA

Krasniqi: Kurti dhe LVV po shkelin me vetëdije Kushtetutën – një abuzim i hapur me rendin kushtetues

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për shkelje të qëllimshme të Kushtetutës dhe përpjekje për të deformuar procesin parlamentar, pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të seancës, Krasniqi tha se qytetarët që e ndoqën drejtpërdrejt punimet e Kuvendit u bënë dëshmitarë të një abuzimi të hapur institucional.

“Sot çdo qytetar që na ka përcjellë janë bërë dëshmitarë të abuzimit dhe shkeljes kushtetuese me qëllim dhe vetëdije nga ana e Albin Kurtit dhe deputetëve të LVV-së”, tha ai.

Krasniqi theksoi se situata nuk është më e njëjtë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili, sipas tij, ka dhënë qartësi të plotë lidhur me mënyrën se si duhet të zhvillohet seanca konstituive dhe se çdo devijim përbën shkelje.

Mobi Casa

“Nëse ka një qartësi, ai aktgjykim është i qartë që nuk mund të ndryshohet rendi i ditës, aq më pak në mënyrë arbitrare. Insistimi i njëjtë sot, sikurse në seancat e kaluara, për Kurtin dhe VV-në, tregon se as Gjykata Kushtetuese, as aktgjykimi i saj nuk kanë kurrfarë vlere”, shtoi ai.

Duke e quajtur këtë sjellje si sulm të drejtpërdrejtë ndaj demokracisë, Krasniqi tha se qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje është karakterizuar nga përçmim ndaj rendit kushtetues dhe institucioneve të pavarura.

“Kjo qasje e ka karakterizuar krejt qeverisjen e VV-së dhe të Kurtit. Është e papranueshme, është sulm kundër demokracisë”, shtoi Krasniqi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.