UBT

Krasniqi: Kosova në katër vitet e fundit i ka humbur mbi 210 mijë banorë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se shifrat e regjistrimit të popullsisë kërkojnë veprime politike emergjente.

Përmes një postimi ne Facebook, Krasniqi, ka deklaruar se përkundër vonesave dhe shtyrjeve të shumta të regjistrimit të popullsisë nga ana e Qeverisë, më në fund, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot publikoi numrin e banorëve rezidentë në vendin tonë.

“Pa u lëshuar këtu në saktësinë e shifrave të publikuara, është lajm i keq dhe shumë i dhembshëm që, duke u bazuar në publikimet zyrtare të ASK-së, po konfirmohet se vetëm në katër vitet e fundit, Kosova i ka humbur mbi 210 mijë banorë”, ka shkruar ai.

ARKATANA

Tutje Krasniqi ka shtuar se sipas ASK-së, në vitin 2020 Kosova kishte 1,798,186 banorë. Ndërsa, sot, kjo Agjenci publikoi shifrën pikëlluese prej vetëm 1,586,659 banorëve rezidentë.

Sipas tij qytetarët, e veçmas rinia e Kosovës, po e braktisin vendin! Ose, thënë më mirë, Qeveria i ka braktisur ata dhe ëndrrat e tyre.

“Ky lajm i gëzon vetëm ata që nuk ia duan të mirën vendit tonë. Kjo shifër kërkon veprime politike emergjente. Qytetarët tanë meritojnë më shumë dhe më mirë – pranë familjeve të tyre dhe në vendin e vet”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.