RCCOLA

Krasniqi: Ibrahim Rugova nuk ka qenë profet e aq më pak tradhtar, ka qenë intelektual politikan

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Konferenca e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) e quajtur “Perëndimi dhe Rugova”, ka qenë temë diskutimi në Kosovë.

Profesori Milazim Krasniqi që ka qenë bashkëpunëtor i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ka thënë se librin për figurën e Rugovës e kishte shkruar në kohën kur ka pasur një konfrontim të madh për figurën e tij.

Ai ka thënë se LDK-ja e cilësonte Rugovën si “profet”, ndërkaq krahu tjetër “tradhtar”. Asnjëra sipas Krasniqit nuk qëndron.

Uji Dea

“Në periudhën kur vendosa ta shkruaja këtë libër ishte një konfrontim shumë i madh për figurën e Rugovës. Këta të LDK-së gati e shpallën profet, ndërkaq ky krahu tjetër e shpallën pothuajse tradhtar”, tha ai në T7.

“Ai nuk ka qenë profet, e as nuk ka qenë absolutisht në asnjë rast tradhtar. Ka qenë një intelektual i futur në politikë”, ka thënë Krasniqi.