Hidromorava

Krasniqi është i gatshëm për titull bote

/ 1 minutë lexim
GRANDEMALL

Prishtinë – Haxhi Krasniqi vlerëson se me paraqitjen e së shtunës ka bindur të gjithë se është i gatshëm të luftojë për titull të botës në boks në kategorinë gjysmë të rëndë.

Krasniqi 25-vjeçar të shtunën në Berlin shkëlqeu kundër turkut me shtetësi gjermane, Serdar Sahin. Krasniqi fitoi me nokaut në raundin e katërt, në meçin që e dominoi plotësisht.

Hidromorava

Boksieri nga Juniku, që jeton në Gjermani fitoi titullin “WBO International”, ndërsa thotë se tani radhën e ka titulli i botës në versionin WBO.

“Me paraqitjen time janë impresionuar të gjithë në klub, menaxherët e trajnerët. Më kanë përgëzuar për paraqitjen dhe tashmë janë plotësisht të bindur se jam i gatshëm për titull. Në fakt gjithnjë më kanë përkrahur, por me performancën e fundit i kam bërë plotësisht për vete”, ka thënë Krasniqi të dielën për gazetën. Ai në boksin profesionist njihet me emrin Robin. Është pjesë e kompanisë gjermane SES-Boxing.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.