Hidromorava

Krasniqi: Edhe Kurti është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, u shpreh i bindur se pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare pushteti do t’i kthehet partisë që ai drejton.

Krasniqi tha se PDK-ja është e gatshme për zgjedhje të parakohshme dhe se kjo mund të bëhet përmes dorëzimit të mandateve të deputetëve.

“Unë shpresoj sa më shpejtë, ne kemi qëndrim zyrtar si parti, bile për të ia lehtësuar kryeministrit egon e sforcuar që e ka i kemi thënë mos jep ti dorëheqje ne po japim dorëheqje si deputetë, po merremi vesh dhe të shkojmë në zgjedhje për 45 ditë”, tha Krasniqi, për Klan Kosova

Uji Dea

Tutje Krasniqi tha se Kurti tashmë është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme.

“Deri tash ka hezituar, tash po e shoh që ka fillu me hy në një modus elektoral edhe prej gjuhës që e përdorë, edhe prej veprimeve që i bën edhe fatkeqësisht edhe për shkak të buxhetit të cilin e ka kaluar. Mendoj se ai është njeri i cili është mësu më shumë me folë sesa me punu. E kam thënë dhe do ta përsëris gjithmonë ai është kampion për propagandë, por nuk mund t’i mashtroj gjithmonë. Është një thënie që thotë mund t’i mashtrosh një pjesë të njerëzve një pjesë të kohës, por s’mund t’i mashtrosh gjithë njerëzit gjithë kohën. Bob Marly e thotë, është një nga këngët shumë të mira të tij, e kanë thënë edhe të tjerët por referenca më e mirë është Bob Marley, dhe siç thotë edhe titulli i asaj kënge që është ‘get up, stand up’ edhe këtu njerëzit kanë me u çu, në kuptimin edhe figurativ të fjalës kanë me u çu dhe kanë me e ndërru këtë qeveri”, tha Krasniqi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.