Fundamenti

Krasniqi: Do t’ua sjell titullin e botës në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Haxhi Krasniqi zbarkoi të hënën mbrëma në Kosovë, vetëm 48 orë pasi i mbrojti dy titujt që i kishte në pronësi, WBA Continental dhe WBO International, pasi e mposhti të shtunën mbrëma në Munich polakun Dariusz Sek.

Boksieri kosovar u prit në atdhe si një hero dhe kjo e bëri të ndihej shumë mirë. Si pas çdo meçi, junikasi e vizitoi Kosovën, duke i sjell me vete edhe dy brezat e artë, të cilët për momentin i zotëron.

Uji Dea

“Ju falënderoj shumë për mikpritjen. Gjithmonë vi në Kosovë pas meçeve që i zhvilloj. Unë nuk e harroj vendin ku jam lindur dhe të cilit i takoj, prandaj kam ardhur këtu t’i shijoj këta tituj bashkë me ju. Unë e kam përkrahjen më të madhe nga shqiptarët, të cilët më japin energji dhe vullnet. Dhe, e kam me borxh të mos ua harroj atë që bëni ju për mua”, deklaroi Krasniqi, në një konferencë për shtyp, të cilën e mbajti të hënën mbrëma në “Swiss Diamond Hotel” në Prishtinë. Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës “Zëri”.