Fundamenti

Krasniqi: Besimin e qytetarëve do e kthejmë me punë e projekte

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kryetari i degës së PDK-së në Kamenicë Emin Krasniqi thotë se viti 2013 është vit i fitores së PDK-së në këtë qytet.Qytetarët na dhanë besimin për Qeverisje në Komunën tonë dhe këtë besim do tua kthejmë me punë dhe projekte konkrete për zhvillimin e Komunës ka thënë Krasniqi.

Në emër të gjithë anëtarësisë së Partisë Demokratike të Kosovës – Dega në Dardanë Emin Krasniqi u ka uruar qytetarëve të këtij qyteti vitin 2014.”Më shumë paqe dhe begati, më shumë suksese në jetën dhe në angazhimet tuaja të përditshme” ka thënë Krasniqi.

Uji Dea

Krasniqi ka shtuar se viti 2013 ishte vit i fitores sonë ku qytetarët na dhanë besimin për Qeverisje në Komunën tonë dhe këtë besim do tua kthejmë me punë dhe projekte konkrete për zhvillimin e Komunës. Ne zotohemi se do të punojmë me të gjithë qytetarët e Komunës sonë, me partneret e koalicionit dhe me të gjitha subjektet politike të kemi bashkëpunim konstruktiv për t’i ofruar qytetarëve tanë perspektivë më të mirë, jetë më të mirë për të gjithë” ka thënë Krasniqi./rajonipress/