Krasniqi: 26 janari data më e favorshme për zgjedhje, presidentja Osmani të mos humbë kohë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se data më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve, sipas PDK-së, është 26 janari i vitit të ardhshëm, raporton Ekonomia Online.
Në një konferencë për media pas takimit me presidenten Osmani me liderët politikë,
Krasniqi ka thënë se shpreson që presidentja të vendosë sa më shpejtë për datën e zgjedhjeve.