UBT

Kraja: U befasova me debatin që ngriti Fjalori Enciklopedik

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Akademik Mehmet Kraja, ka folur për herë të parë pas publikimit të Fjalorit Enicplotedik nga Akademia e Shkencave të Kosovës. Kraja që është redaktor i kësaj Enciklopedie ka thënë se nuk i bëjnë përshtypje kritikat që i janë dhënë.

Akademik Mehmet Kraja, në emisionin Pressing në T7 ka thënë se ka pritur debat dhe kritika, por sipas tij nuk janë shumë të rëndësishme ato që thuhen.

“ Është folur më shumë se që kam pritur. Nuk me kanë bërë shumë përshtypje ato që janë dhëne. Vetëm jam habitur se si në Kosovë flitet kaq shumë për librin, kjo tek ne ndodh rrallë”, ka thënë ai.

Kraja ka pranuar se janë lëshuar edhe gabime në Fjalor, por ka thënë se gabimet e tilla mund të ndodhin në një punim të tillë.

Pse në Fjalorin Enciklopedik u gabua datëlindja e Rugovës?

Datëlindja e ish-presidentit Ibrahim Rugova është shkruar gabimisht në Fjalorin Enciklopedik të botuar nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Kosovës.
Kryeredaktori i Fjalorit Enciklopedik Mehmet Kraja i ftuar në emisionin ‘Pressing’ me Lenard Kerkuqin në T7 ka treguar arsyet.

“Ky gabim ka kaluar autorin dhe redaktorin e fushës e që është Blerim Reka, ka kaluar tre lektura dhe leximin individual”, shpjegoi ai.

Mobi Casa

Por a do të ketë një ribotim ku do të rishikohen gabimet.

“Ribotimet ndodhin rreth pesë apo pas 10 viteve. Varet nga shumë faktorë dhe a mendohet ribotimi i njëjtë apo me ndryshime”, tha Kraja.

Kraja: Kritika e Rexhep Qosjës ishte e papërgjegjshme

Akademik Mehmet Kraja, ka folur për herë të parë pas publikimit të Fjalorit Enciklopedik nga Akademia e Shkencave të Kosovës. Kraja që është kryeredaktor i kësaj Enciklopedie ka folur për gabimet që janë lëshuar aty. Ai ka folur edhe për kritikat që janë bërë nga Rexhep Qosja.
“ Nuk e di pse Qosja nuk e ka kritikuar Kuvendin që e ka shpallur pavarësinë. Nuk e di pse ai nuk ka dalë kundër flamurit apo ndonjë simboli që ka Kosova tash. Me Fjalor në nuk kemi bërë asgjë. Kemi treguar realitetin tonë”

“ Nuk e di pse e ka quajtur përçarës këtë fjalorë. S’ka asgjë përçarëse në fjalorë. Kritika e Qosjës ishte papërgjegjshme. Fjalori nuk është antikombëtar, ka thënë ai.

“Çmimi i fjalorit është sa kompleti e veprave të Rexhep Qosjës”, ka thënë Kraja.