RCCOLA

“Krahu i luftës”, më mirë ta dëgjonte Xhejms Rubin-in

/ 3 minuta lexim

Nga Gani Sadiku – Në Kosovë në fakt kanë mbetur dy forca alternative që konkurrojnë për pushtet mes veti, dhe që qytetarët po mendojnë seriozisht në këto dy alternativa politike, LDK-ja dhe Vetëvendosja.

Nuk e shoh asnjë mundësi të fitores të koalicionit të PDK-së, sepse kam një parandjenjë që shqiptarët kësaj radhe do të dinë ta dënojnë akterin kryesorë të lidhjes së institucioneve dhe krimit e korrupsionit. E keqja që të ka çuar deri në greminë s’mundet të jetë e njëjta që të ofron zgjidhje në të ardhmen. Ne duhet t’i bashkohemi ndërgjegjes dhe forcës qytetare që mbron dinjitetin e këtij vendi.

Pengesa kryesore e LVV-je, për mosardhje në pushtet, ishte mosnjohja e institucioneve të shtetit, idetë boshe për bashkim kombëtarë, dhuna ndaj gjithçkaje, nacionalizmi i tepruar folklorik dhe koketimet me ekstremizmin fetar. Me një fjalë joinstitucionalizmi dhe jolojaliteti ndaj shtetit.

RCCOLA

Ndërsa sa i përket LDK-së, pengesën keyesore e kishte brezin e njerëzve të vjetër tërësisht të konsumuar, që në njëfarë forme në kuvendin e Kosovës nuk sillte asnjë risi dhe asnjë lloj kreativiteti a gjallnije politike për ta shtuar entuziazmin në radhët e votuesve të vet. Kësaj here në radhët e LDK-së pos që ka një kandidat profesionist dhe karizmatik për kryeministër, ka përpunuar deri në detale një listë shumë atraktive kandidatësh, me emra të dëshmuar të jetës publike.

Nga ana tjetër LVV-je, deri në njëfarë mase ka korrigjuar gabimet e veta, me të cilat çdo herë bënte vetëvrasje politike. Ajo akoma në radhët e veta mban njerëz të dyshimtë për lidhje të ngushta me krimin si Rexhep Selimi e disa të tjerë. Kjo forcë politike ende nuk ka struktura politike të mirëorganizuara dhe të shpërndara, dhe ende nuk i ka larguar apo eliminuar belagjitë brenda radhëve të veta, që nxisin urrejtje ndëretnike dhe ndërpartiake. Për “krahun e luftës”, kësaj radhe nuk do të ndalem, pos që do e ceku gabimin fatal të tyre, që nuk e dëgjuan porosinë e mikut të madh të shqiptarëve Xhejms Rubin, për të shkuar në shtëpi me ata pak fytyrë që u ka mbetur. Unë do të thoja që fare su ka mbetur./rajonipress/