KQZ-së i duhen mbi 5 milionë euro në rast se vendi shkon në zgjedhje

Në rast se vendi do të shkojë në zgjedhje të reja, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon maksimumin e kohës për organizimin e tyre.
Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, ka thënë në një intervistë për RTK’në se të paktën 45 ditë i duhen këtij institucioni për të organizuar zgjedhje.
Ajo ka thënë se zgjedhjet e reja, mund t’i kushtojnë vendit më shumë se 8 milionë euro se zgjedhjet e 8 qershorit.
Kjo shumë mund të shkojë mbi 5 milionë euro dhe arsyetohet me kohën për organizimin e zgjedhjeve.