RCCOLA

KQZ në “siklet”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Planet e partive opozitare që ta “prishin” Kuvendin e Kosovës brenda dy javësh, e ka vënë në siklet Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili duhet të përgatitet për zgjedhjet e jashtëzakonshme brenda dy muajve.

KQZ-së i janë bërë punët “lëmsh” edhe pasi Kuvendi i Kosovës miratoi në parim Projektligjin e ri për zgjedhjet duke mos e pasur të qartë nëse në zgjedhjet e parakohshme do të aplikohet reforma e re zgjedhore, apo do të shkohet më të vjetrën.

Uji Dea

Në këtë lojë duket se opozitës i konvenon edhe shkuarja në zgjedhje me ligj të vjetër, sepse ekziston entuziazmi për ardhje në pushtet, ndërsa partitë e koalicionit mund të kërkojnë ligjin e ri./zeri/