Fundamenti

KQZ në pritje të vendimmarrjes nga Supremja para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është në fazën e fundit të përmbylljes së procesit zgjedhor të 9 shkurtit, por para shpalljes së rezultateve përfundimtare duhet të marrë konfirmime nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe Gjykata Supreme.

Këto institucione kanë kompetencë për të trajtuar çdo ankesë apo kontestim që mund të ndikojë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se aktualisht ky institucion është duke pritur vendimin e Gjykatës Supreme për një ankesë të paraqitur nga një subjekt politik i certifikuar.

Ai theksoi se KQZ po ndjek hapat e paraparë me Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe aktet nënligjore për të garantuar transparencën dhe ligjshmërinë e procesit.

Fundamenti

“Për të ardhur deri te shpallja e rezultateve përfundimtare të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke ndjekur hapat e përcaktuar me ligj. Aktualisht, KQZ është duke pritur vendimin nga Gjykata Supreme lidhur me ankesën e një subjekti politik të certifikuar. Para se të thërrasë mbledhjen për shpalljen e rezultateve, KQZ do të sigurohet për konfirmimet nga PZAP dhe Gjykata Supreme për të parë nëse ka ndonjë ankesë të pazgjidhur dhe nëse mund të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare,” tha Elezi.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në vendin e dytë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në vendin e tretë dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)-Nisma në vendin e katërt.

Procesi i certifikimit të rezultateve është një hap kyç në përmbylljen e ciklit zgjedhor dhe garantimin e legjitimitetit të institucioneve që do të dalin nga këto zgjedhje.

Nëse nuk ka pengesa ligjore apo vendime të reja nga Gjykata Supreme dhe PZAP, pritet që KQZ të shpallë rezultatet përfundimtare në ditët në vijim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.