ARKATANA

KQZ-ja publikon raportet e partive: VV-ja për 3 muaj shpenzoi 700 mijë euro më shumë se buxheti i deklaruar

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit të fundit të vitit 2025 të subjekteve politike të cilat ishin pjesë e Kuvendit, sipas rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt 2025.

Sipas raportit për këta tre muaj Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka shpenzuar 1 milionë e 263 mijë e 372 euro.

Ndërkohë që shuma e buxhetit për këtë periudhë ka qenë 550 mijë e 799 euro ose 712 mijë e 573 euro më e ulët sesa shuma e shpenzuar. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për periudhën tetor-dhjetor 2025 ka shpenzuar 280 mijë e 822 euro, ndërkohë që shuma e buxhetit ka qenë 283 mijë e 183 euro apo 2,360 euro me e lartë.

Uji Dea

Sipas raportit Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shpenzuar 224 mijë 859 euro, nga shuma e buxhetit që ka qenë 225 mijë e 959 euro ose 1099 euro me e lartë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sipas raportit ka shpenzuar 70, mijë e 210 euro, nga 70 e 700 euro sa ka qenë buxheti ose 489 euro më pak.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.