Mobi Casa

KQZ-ja në gjyq për financat publike

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Lëvizja për Bashkim, e cila në Kuvendin e Kosovës përfaqësohet me dy deputetë, ka ngritur padi kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me akuzën se ky organ ka bërë shkelje ligjore gjatë shpërndarjes së Fondit për financimin e subjekteve politike parlamentare, shkruan Koha Ditore.

ARKATANA

Padia është ngritur në Gjykatën Supreme të Kosovës, me pretendimin se KQZ-ja, pa të drejtë ka ndarë mjete për deputetët e lëvizjes “Vetëvendosje”, duke i privuar dy deputetët e LB-së nga e drejta për të përfituar nga fundi publik mbi 80 mijë euro, vetëm në dy vjetët e parë të legjislaturës së katërt.