Eko Higjiena

KQZ-ja dhe PZAP-i, fajtorë për zvarritjen e certifikimit të rezultateve

/ 2 minuta lexim
HW

Janë bërë gati dy muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por certifikimi i rezultateve akoma nuk ka ndodhur. Njohësit e çështjeve politike fajësojnë KQZ-në dhe PZAP-in për këtë zvarritje. Në anën tjetër, të dyja këto institucione për gazetën kanë mohuar se janë fajtore për prolongimin e procesit zgjedhor, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Ndonëse janë bërë gati dy muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akoma nuk ka bërë certifikimin e rezultateve.

HW

Mirëpo KQZ-ja thotë se nuk është fajtor për zvarritjen që i është bërë procesit zgjedhor. Sipas zyrtarëve të këtij institucioni, KQZ-ja është detyruar t’i zbatojë urdhrat e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për rinumërime pas ankesave të partive politike.

Ndërkohë, zyrtarë të PZAP-it për gazetën “Zëri” kanë thënë se vendimi i tyre për t’i përmirësuar të gjitha gabimet eventuale nuk e prolongon procesin zgjedhor. Në anën tjetër, njohësit e çështjeve politike thonë se si KQZ-ja, ashtu edhe PZAP-i janë fajtorë pse ende nuk kemi rezultate të certifikuara. Ata thonë se KQZ-ja është dashur të kërkojë rinumërim të tërësishëm të vendvotimeve në Kosovë atëherë kur është parë se ka gabime në fletëvotime.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.