Eko Higjiena

KQZ-ja, 20 mijë euro për mbushje telefonike

/ 3 minuta lexim

Parregullsi të shumta ka evidencuar zyra e Auditorit Gjeneral të Kosovës (ZAGJK) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për vitin 2011.

Në këtë institucion auditori ka evidencuar nënshkrim të kontratës në mungesë të ofertave të përgjegjshme, pagesa të jashtëligjshme, furnizime pa kontratë, por edhe parregullsi tjera të shumta.

Në raportin e tij për KQZ auditori ka konstatuar se te procesi i prokurimit për furnizim me klima, dy nga tre OE që kishin ofertuar, kishin paraqitur oferta të papërgjegjshme. Sipas auditorit, njëra nga ofertat kishte çmim më të lartë se 10.000 euro, përderisa procedura ishte kuotim çmimesh.

Ndërsa, tek OE tjetër dëshmia e ATK-së për shlyerjen e borxhit nuk e mbulonte tremujorin e fundit, përderisa në dosjen e tenderit ishte kërkuar që dëshmia nga ATK të mbulojë tremujorin e fundit para njoftimit për kontratë.

Por, përkundër mangësive, komisioni i kishte vlerësuar të tri ofertat si të përgjegjshme dhe kontrata ishte nënshkruar me OE që kishte ofruar çmimin më të lirë.

Gjatë auditimit për pasqyrave financiare, auditori po ashtu ka vërejtur edhe se një pagesë e është kryer në muajin tetor 2011, derisa furnizimi ishte bërë gjatë vitit 2010.

Eco Higjiena

“Fatura për furnizime për zyrë në vlerë prej 4.368€, ishte pranuar më 6.11.2010 teksa pagesa është bërë me 13.10.201”, thuhet më tej në raport.

Po ashtu, auditori ka vërejtur që KQZ gjatë vitit 2011 ka shpenzuar përafërsisht 12.727euro për bileta të udhëtimeve jashtë vendit. Furnizimi me bileta të udhëtimit ёshtё bёrё nga operatorë të ndryshëm ekonomikë pa ndonjë kontratë.

Auditori ka konstatuar se meqë KQZ-ja organizon udhëtime të shpeshta zyrtare jashtë vendit, posaçërisht nё monitorimin e zgjedhjeve dhe trajnime të stafit, ne e kemi parë si të domosdoshme zhvillimin e procedurave të prokurimit.

“Përmes kontratës, KQZ do të siguronte shërbime më efikase dhe efektive. Po ashtu, KQZ do të përfitonte nga zbritjet e lejuara që agjencitë ajrore ofrojnë nё rast të shitjeve me shumicë”, thuhet në raport.

Po ashtu, parregullsi janë gjetur edhe gjatë furnizimit me mbushje të telefonave mobilë pa kontratë.

“Shpenzimet e telefonisë mobile për vitin 2011, ishin nё vlerë prej 20.710€. Furnizimi me mbushje të telefonave mobilë ёshtё bёrё nga një operator ekonomik dhe pa ndonjë kontratë. Duke pasur parasysh se në Kosovë tani operojnë disa operatorë ekonomikë që ofrojnë shërbime të mira dhe me çmime të favorshme, zgjedhja e OE përmes konkurrencës dhe transparencës do t’i siguronte KQZ-së shërbime aktivitete efektive, efikase dhe ekonomike”, thuhet në raportin e Auditorit Gjeneral.