RCCOLA

KQZ: Agim Aliu zgjedhet kryetar i Ferizajt

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

(E plotësuar) – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare të raundit të dytë për kryetar të Ferizajt, në bazë të së cilave kandidati i PDK-së, Agim Aliu është zgjedhur kryetar i ri i Komunës së Ferizajt.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, i kumtoi rezultate preliminare e balotazhit për kryetar të komunës së Ferizajt që u mbajtën sot, në bazë të së cilave fitues është përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës, Agim Aliu.

Sipas rezultateve preliminare Aliu ka marrë 57. 59 për qindtë votave kundruall përfaqësuesit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Adem Salihaj që ka marrë 42.41.

Pjesëmarrja në balotazh ka qenë më e ultë sesa në garën parë për të parin e komunës së Ferizajt. Sot në votime kishin 27.49 për qind e votuesve, kundruall 31 për qind kishin votuar në raundin a parë të zgjedhjeve.

“PDK me kandidatin Agim Aliu, ka marrë gjithsej 14 mijë e 832 vota apo 57.59 për qind. LDK me kandidatin Adem Salihaj ka marrë gjithsej 10 mijë e 922 vota apo 42.41 për qind. Këto janë rezultate prelimiare, në të cilat nuk janë përfshirë votat me kusht dhe votat e ekipeve mobile”, tha Daka.

Ajo tha se, sipas rezultatet preliminare, numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar ka qenë 95 mijë e 449 dhe se numri i përgjithshëm i vendvotimeve ishte 124. Sipas KQZ-së numri i përgjithshëm i qytetarëve që votuan në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Ferizaj, ka qenë 26 mijë e 240 a po 27.49 për qind. Ndërsa numri i fletëvotimeve me kusht, ka qenë 528 fletë votime, raporton Kosovapress.

Pjesëmarrja në balotazh ka qenë më e ultë sesa në garën parë për të parin e komunës së Ferizajt. Sot në votime kishin 27.49 për qind e votuesve, kundruall 31 për qind kishin votuar në raundin a parë të zgjedhjeve.

Hidromorava

Zgjedhjet kanë kaluar pa incidente ndërsa Demokracia në Veprim ka shënuar disa parregullsi gjatë votimeve.

Pas mbylljes së vendvotimeve është duke vazhduar numërimi i votave në garën për kryetar të Komunës së Ferizajt. Nga fletëvotimet e numëruara deri tash, sipas INPO-s, prinë kandidati i PDK-së Afrim Aliu me 57 për qind të votave të fituara.

Nga 111 vendvotime të numëruara, sipas organizatës joqeveritare Iniciativa për Progres (INPO), prinë kandidati i PDK-së Agim Aliu me 57 për qind të votave, ndërsa Adem Salihaj ka marrë 43 për qind të votave.

Po sipas kësaj organizate pjesëmarrja në zgjedhje nuk ishte më shumë se 30 për qind, raporton Kosovapress.

Sipas Valmir Ismajlit, nga INPO, këto përqindje kanë ardhur nga numërimi i votave të 118 vendvotime.

Megjithatë, sipas tij,ky rezultat nuk pritet të ndryshojë edhe pas numërimit të votave të vendvotimeve të mbetura.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Ferizajt kanë votuar rreth 27 për qind e qytetarëve me të drejtë vote në këtë komunë.