ARKATANA

KPF e Vitisë diskuton për pasqyrat financiare janar – dhjetor 2020

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Drejtori i Drejtorisë për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Ibrahim Rama, duke prezantuar pasqyrat financiare, ka njoftuar se shuma e mjeteve të aplikuara për vitin 2020 ka qenë 12.624.000 euro, ndërsa buxheti komunal është shpenzuar 99.40 %. Të hyrat e planifikuara për periudhën janar-dhjetor 2020, kanë qenë 948.599,00, ndërsa të realizuar janë 779.4040.67 euro.

Komiteti për Politikë e Financa, ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt, nën udhëheqjen e kryesuesit Naim Pira, në të cilën është diskutuar për disa pika të rendit të ditës, mes tyre edhe janë prezantuar pasqyrat financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-dhjetor 2020.

Drejtori i Drejtorisë për Financa dhe Zhvillim Ekonomi Ibrahim Rama, duke prezantuar pasqyrat financiare, ka njoftuar se shuma e mjeteve të aplikuara për vitin 2020 ka qenë 12.624.000 euro, ndërsa buxheti komunal është shpenzuar 99.40 %.

Uji Dea

Të hyrat e planifikuara për periudhën janar-dhjetor 2020, kanë qenë 948.599,00, ndërsa të realizuar janë 779.4040.67 euro.

Sipas drejtorit Rama, shkalla e realizimit të të hyrave duke bazuar në planifikim vjetor, është 82.16 %. Krahasuar me të hyrat e planifikuara, janë më pak të hyra për 169.194.00, ndërsa në krahasim me të hyrat e vitit 2019, kanë qenë më të vogla për 361.117 euro.

Anëtarët e KPF-së, në këtë mbledhje kanë aprovuar për procedim në seancën e ardhshme edhe disa propozim vendime, si ai për emërtimin e bibliotekës publike komunale me emrin e publicistit dhe kritikun letrat Ramadan Musliu, propozim miratimin e planit të punës së KKSB-së për vitin 2021, propozim vendimi për caktimin e orarit të mbajtjes se takimeve të kuvendit të komunës se Vitisë për vitin 2021, propozim vendimin për aprovimin e planit të punës të Komitetit për Komunitete për vitin 2021, si dhe u shqyrtua plani vjetor dhe plani strategjik për njësinë e Auditimi të brendshëm në Komunën e Vitisë 2021-2023. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.