RCCOLA

KPF thirrje Qeverisë të trajtojë me urgjencë projektet e saja në Viti

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Para se të shqyrtoheshin pikat e parapara, u diskutua problemi i vonesave dhe neglizhencës që për vite po vazhdon rreth projektit të shkollës “Halil Alidemaj” në Pozheran, për çka sërish u kërkua nga niveli qendror që të merret me urgjencë për tejkalimin dhe zhbllokimin e kësaj çështje.

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), ka mbajtur sot mbledhjen e pestë të rregullt në të cilën janë shqyrtuar shtatë pika të parapara në rend dite për këtë takim.

Megjithatë në fillim të kësaj mbledhje kryesuesi i Kuvendit komunal të Vitisë, Bekim Azizi njoftoi të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të nxjerrë nga mbledhja e fundit e Kuvendit Komunal, dokumente këto që kryesisht kalojnë edhe përmes këtij komiteti.

Para se të shqyrtoheshin pikat e parapara, u diskutua problemi i vonesave dhe neglizhencës që për vite po vazhdon rreth projektit të shkollës “Halil Alidemaj” në Pozheran, për çka sërish u kërkua nga niveli qendror që të merret me urgjencë për tejkalimin dhe zhbllokimin e kësaj çështje.

Uji Dea

Në këtë mbledhje janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika: Propozim vendimi paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale (kioskave) përmes ankandit publik.

Propozim vendimi për formimin e komisionit dhe zbatimin e procedurave për dhënien e pronës së paluajtshme komunale (kioskave) tek Shtëpia e Kulturës “ Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti në shfrytëzim afatshkurtër prej 15 vite.

Propozim vendimi për shfuqizimin e vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale përmes shprehjes së Interesit në fshatin Budrike të komunës së Vitisë, për vendosje të bizneseve në Parkun Industrial ne Budrikë me numër protokolli 01-110/05-306 të datës 29.03.2024.
Propozim për shfuqizimin e vendimit për Financimin e shujtave ditore për shërbyesit civil si dhe stafin teknik dhe mbështetës te komunës së Vitisë janar-dhjetor 2024, vendimi me numër protokolli 01-110/05-308 të datës 29.03.2024.

Gjithashtu në këtë takim u dhanë edhe dy informata si: Informatë rreth Manifestimit Tradicional Kulturo-Sportiv “Flakadani i Karadakut 2024” dhe Informate nga Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural për mbjelljet pranverore 2024. Mbledhja e pestë e Kuvendit Komunal, u vendos të mbahet të mërkurën më 29 maj./rajonipress/