ARKATANA

KPF rekomandoi raportin financiar 2013

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komiteti për Politikë dhe Financa ka rekomanduar për Kuvend Komunal Raportin financiar janar-dhjetor 2013, propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale, propozim vendimin për bartjen e mjeteve financiare nga të hyrat vetanake të pa shpenzuara të viteve 2012 e 2013 në vitin fiskal 2014, në shumë prej 377 mijë euro, propozimin për kompensimin e anëtarëve të komisionit për akte statutare si dhe propozimin për anulimin e vendimit të Kuvendit Komunal për komisionin e aksionarëve në ndërmarrjet publike “Higjiena” e “Kosovatrans”.

Propozim vendimi për komisionin e aksionarëve në ndërmarrjet publike “Higjiena” e “Kosovatrans” u kundërshtua nga opozita (PDK e VV), e cila votoi kundër. Sahit Abazi e Bujar Nevzadi (PDK) e Nevzad Isufi (VV) kërkuan që paraprakisht të ofrohen arsyet për nevojën e anulimit të këtij vendimi. Anulimet e vendimeve nuk janë përvojë e mirë, ka thënë Abazi.

Valentina Bunjaku Rexhepi, kryesuese e KPF, tha se në seancën e Kuvendit Komunal do të hapet një debat më i gjerë për këtë rekomandim, por sqaroi se ka pasur ankesa prej të dyja kompanive, prandaj është futur në rend dite kjo çështje.

Vëmendjen e anëtarëve të KPF e ka tërhequr më së tepërmi raporti financiar, sidomos pjesa e borxheve, ku ka pasur edhe mospajtime mes pozitës e opozitës (PDK).

ARKATANA

Salih Kqiku, drejtor financiar, ka thënë se buxheti i planifikuar ka qenë 18.418.682 euro, ndërsa me mjetet shtesë është realizuar një buxhet prej 21.356.768 euro. Sa u përket obligimeve, Kqiku ka thënë se ato janë 4.112.627 euro. Por, sipas tij, ka edhe obligime të ashtuquajtura kontingjente që janë afër 3 milionë euro si dhe ekziston një vendim i kryetarit të Komunës prej mbi 678 mijë euro për disa punime të kryera në Vërbicë të Zhegocit.

Në këtë pikë opozita (PDK) ka thënë se borxhet e Komunës janë rreth 4 milionë euro, për të cilën borxhet kontingjente janë inekzistente, ndërsa pozita ka mbrojtur qëndrimin se nga marrja e përgjegjësive të qeverisjes me Gjilanin borxhet e gjithëmbarshme të Komunës janë rreth 8 milionë euro.

Ndërkaq, arsyetimin ligjor për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores komunale e dha Hevzi Matoshi, zyrtar ligjor. Nevzad Isufi (VV) propozoi që taksa për lëshimin e aktvdekjes, që është propozuar të jetë 3 euro, të hiqet fare, ose të bëhet 1 euro, meqë Komuna i heq edhe shpenzimet e varrimit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.