Fundamenti

KPF në Viti shqyrton prokurimet e gjashtëmujorit të parë, kontratat kapin mbi 2.7 milionë euro

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i Komunës së Vitisë ka mbajtur mbledhjen e shtatë të rregullt, ku në fokus ishte informata mbi aktivitetet e prokurimit dhe kontratat e nënshkruara gjatë periudhës janar–qershor 2026.

Mbledhjen e kryesoi kryetari i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi, ndërsa raportin për aktivitetet e prokurimit e prezantoi përgjegjësi i Zyrës së Prokurimit, Fadil Abazi.

Sipas raportit të prezantuar para anëtarëve të KPF-së, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, Zyra e Prokurimit e Komunës së Vitisë ka iniciuar gjithsej 27 aktivitete të prokurimit, të ndara në tri kategori.

Nga këto, 12 aktivitete kanë qenë për shërbime, 3 për punë dhe 12 për furnizime.

Raporti bën të ditur se nga 27 aktivitetet e iniciuara, 14 janë përmbyllur dhe janë finalizuar me nënshkrimin e kontratave, ndërsa një aktivitet është anuluar. Aktivitetet e tjera, sipas raportit, vazhdojnë të jenë në procedurë.

Mobi Casa

Vlera e përgjithshme e kontratave të lidhura gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 arrin në 2,709,455.40 euro.

Në kuadër të punës së saj, Zyra e Prokurimit ka lëshuar gjithashtu 466 urdhërblerje për pagesën e operatorëve ekonomikë të kontraktuar. Sipas raportit, urdhërblerjet janë përcjellë në Thesar për pagesë pas përfundimit dhe verifikimit të ekzekutimit të kontratave.

Gjatë periudhës së raportimit, Zyra e Prokurimit ka përgatitur edhe 50 rekomandime për vendime të ndryshme të komisioneve përgjegjëse për hapjen dhe vlerësimin e ofertave, si dhe të komisioneve të tjera të angazhuara në proceset e prokurimit.

Përveç zhvillimit të procedurave të prokurimit, Zyra gjatë gjashtëmujorit të parë ka ofruar edhe shërbime dhe këshilla profesionale për njësitë shpenzuese të Komunës së Vitisë, me qëllim të realizimit të kërkesave dhe nevojave të tyre në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Raporti i prokurimeve për periudhën janar–qershor 2026 u prezantua para KPF-së si pasqyrë e aktiviteteve të zhvilluara nga Zyra e Prokurimit dhe e kontratave të lidhura gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.