Fundamenti

KPF në Viti shqyrton pasqyrat financiare dhe nismën për themelimin e ndërmarrjes publike lokale

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Në mbledhjen e tretë të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) të Kuvendit Komunal të Viti, të mbajtur sot, fillimisht u paraqitën disa shqetësime të qytetarëve si dhe çështje jashtë rendit të ditës, për të vijuar më pas me shqyrtimin e pikave të parapara.

Në kuadër të rendit të ditës u trajtuan pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar–mars 2026. Sipas të dhënave të prezantuara, gjatë kësaj periudhe janë inkasuar gjithsej 184,510.38 euro të hyra vetanake, ndërsa shkalla e inkasimit ka arritur në 14.25 për qind. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, të hyrat shënojnë rënie prej 26,707.01 eurosh.

Sa i përket shpenzimeve, buxheti i alokuar nga burimet financiare ka qenë 7,099,162.97 euro, ndërsa realizimi i tyre ka arritur në 6,598,950.00 euro, që përfaqëson një shkallë ekzekutimi prej 92.95 për qind.

UBT

Në këtë mbledhje u shqyrtua gjithashtu propozim-vendimi për nisjen e procedurave për themelimin e një ndërmarrjeje publike lokale në komunë, si dhe propozimi për ndarjen e një parcele kadastrale të pronës komunale.

Po ashtu, në rend dite u përfshinë edhe dy pika shtesë që pritet të trajtohen në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal, propozim-vendimi për transformimin e mjeteve buxhetore në kuadër të programit buxhetor në kategorinë e investimeve kapitale, si dhe propozim-vendimi për kthimin e mjeteve në këtë kategori.

Gjatë diskutimeve, anëtarët e komitetit paraqitën vërejtje dhe sugjerime lidhur me çështjet e trajtuara, të cilat do të procedohen për shqyrtim dhe vendimmarrje në Kuvendin Komunal./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.