Eko Higjiena

KPF në Viti propozon disa vendime të rëndësishme

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Viti – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), ka mbajtur sot mbledhjen e parë për këtë vit. Me këtë rast kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi i njoftoj të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të nxjerrë nga mbledhja e fundit të Kuvendit Komunal, duke bërë me dije se për pjesën më të madhe të vendimeve është bërë vlerësimi i ligjshmërisë.

Ndërkaq në fillim të këtij takimi para aprovimit të rendit të ditës anëtarë e KPF-së fillimisht ngritën çështje të ndryshme në interes të qytetarëve të komunës së Vitisë për të cilën kryesisht u interesua zv. kryetari i komunës, Hasan Aliu.

Me pas u shqyrtuan dhe u votuan me shumicë votash këto pika:
Propozim vendimi për caktimin e orarit të mbajtjes së takimeve te kuvendit te komunës së Vitisë për vitin 2024.

Propozim vendimi për caktimin e komisionit vlerësues për shqyrtimin e dokumentacioneve për vendosjen e bizneseve në Parkun Industrial në Budrik te Epërme.

Fundamenti

Propozim vendimi për aprovimin e Planit te Punës te Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për vitin 2024.

Propozim vendimi për këmbimin e pronës se paluajtshme komunale me pronat e paluajtshme ne pronësi te pronareve Kadri (Bislim) Emerilahu dhe Agron (Ahmet) Ahmeti.

Propozim vendimi për shfuqizimin e vendimit për miratimin e Planit të Integritetit 2023-2026 të Komunës se Vitisë, vendimi me nr. 01-110/05-163, i datës 01-03-2023.

Gjithashtu u dhanë edhe dy informata si: Informatë mbi punën e kuvendit komunal dhe komiteteve funksionale për periudhën Janar – Dhjetor 2023. Informatë mbi punën e komitetit për komunitete te komunës së Vitisë për periudhën Janar – Dhjetor 2023. Informate për zbatimin e planit te KKSB-së për vitin 2023. Ndërkaq jashtë rendit të ditës u votua edhe propozim vendimi për ndryshimin e vendimit për Planin Zhvillimor Komunal 2023-2031./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.