Fundamenti

KPF në Viti ngritë disa çështje me interes për qytetarët e saj

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), ka mbajtur sot mbledhjen e njëmbëdhjetë të rregullt dhe atë nën udhëheqjen e kryesuesit Bekim Azizi.

Në fillim të kësaj mbledhje kryesuesi Azizi i njoftoj ata rreth vlerësimeve të ligjshmërisë për vendimet e fundit të nxjerrë nga Kuvendi Komunal i Vitisë, të cilat poashtu kanë kaluar përmes këtij komiteti.

Megjithatë para hyrjes në rendin e ditës anëtarët e KPF-së ngritën çështje të ndryshme në interes të qytetarëve të komunës së Vitisë.

Fundamenti

Pyetjeve të anëtarëve kryesisht ju është përgjigjur zv. kryetari i kësaj komune, Hasan Aliu.

Me qenë se është mbledhja e fundit për këtë vit e këtij komiteti, kryesuesi Azizi i falënderoj të gjithë për kontributin e dhëne gjatë vitit 2023.

Gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar dhe u miratuar këto pika të rendit të ditës:

  • Procesverbali nga mbledhja e dhjetë e Komitetit për Politike dhe Financa.
  • Propozim vendimi për miratimin e listës se veçante të pronave të paluajtshme te komunës, qe planifikohen për periudhën në shfrytëzim gjate vitit 2024.
  • Propozim vendimi për ndryshim-plotësim të Vendimit me Nr.01-110/05-1311, të datës 30.10.2023 për dhënien në shfrytëzim pronën e paluajtshme të komunës Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe furnizim me energji elektrike sh.a (KEDS) në Viti për vendosjen e trafove elektrike.
  • Propozim vendimi për planin e punës së Komitetit për Komunitete te Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2024.
  • Propozim vendimi për aprovimin e punës së komisionit për dhënien në shfrytëzim afatgjate te pronave në fshatin Devajë të komunës së Vitisë.
  • Propozim vendimi për miratimin e Planin Zhvillimor Komunal 2023-2031 te Komunës së Vitisë.
    Megjithatë diskutimi më i gjatë është bërë rreth dy pikave të fundit, ku edhe u kërkuan disa sqarime.