Eko Higjiena

KPF në Viti miraton lista pronash dhe shqyrton marrëveshje ndërkombëtare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Komiteti për Politikë dhe Financa i Vitisë ka mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar disa çështje me rëndësi për funksionimin dhe zhvillimin e komunës.

Gjatë takimit, anëtarët e komitetit kanë miratuar listën e veçantë të pronave të paluajtshme komunale që planifikohen të jepen në shfrytëzim gjatë vitit 2026, një hap që synon menaxhim më efikas dhe transparent të aseteve publike.

Po ashtu, është aprovuar formimi i një komisioni të posaçëm për vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim të këtyre pronave, me qëllim garantimin e procedurave të rregullta dhe rritjen e transparencës institucionale.

United Hospital

Në këtë mbledhje është trajtuar edhe propozimi për marrëveshjen e binjakëzimit ndërmjet Komuna e Vitisë dhe Saint-Julien-en-Genevois, e cila pritet të hapë mundësi të reja bashkëpunimi ndërkombëtar në fusha të ndryshme.

Ndërkohë, në rendin e ditës janë përfshirë edhe dy pika shtesë: propozim-vendimi për ndërrimin e destinimit të një parcele me sipërfaqe prej 17,758 metra katrorë për ndërtimin e një çerdheje, si dhe deklarata mbështetëse e Kuvendit Komunal për eliminimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave në politikë dhe jetën publike.

Në përfundim, u bë e ditur se mbledhja e ardhshme e Kuvendit Komunal të Vitisë do të mbahet më 30 mars./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.