UBT

KPF në Viti flet për pasqyrat financiare janar – mars 2018

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Është mbajtur mbledhja e tretë e rregullt e Komiteti për Politikë dhe Financa, ku janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës, mes tyre është diskutuar për Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-mars 2018.

Drejtori për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim, Ibrahim Rama, duke raportuar rreth kësaj pike, ka bërë të ditur se për periudhën Janar-Mars 2018, mjete të zotuara kanë qenë 2 milion e 584 mijë euro, ndërkaq janë shpenzuar 2 mil. 186 mijë euro, që shprehur në përqindje, buxheti komunal është shpenzuar për 84.99 %.

Duke folur për të hyrat vetanake për këtë tre mujor janë 161.716 euro dhe shkalla e inkasimit të kësaj periudhe me atë të vitit të kaluar është më e ulët për 9.504.72 euro.

Mobi Casa

Gjithashtu, në këtë mbledhje është shqyrtuar Propozim Rregullorja për kompetencat, përgjegjësit dhe punën e komiteteve të Kuvendit të Komunës së Vitisë, Propozim vendimi për ndryshim plotësim të vendimit Nr.01-410/03-71, të datës 08.02.2018, të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. Anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa, në këtë mbledhje kanë shqyrtuar edhe Propozim vendim për shqyrtimin dhe miratim të Planit të Punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2018, propozim vendim për shqyrtimin dhe miratimin e Planit të Punës të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), për vitin 2018, si dhe propozim vendimi për caktimin e lokacionit për ambulanten shëndetësore në fshatin Remnik dhe fshatin Sllatine e Epërme.

Nga Drejtoria e Kulturës, Rinise dhe Sportit, u dha një informatë rreth mbarëvajtjes së Manifestimit “Flakadani i Karadakut” edicioni XVII 21-26 Mars 2018, ndërkohë që u raportua nga Drejtoria e Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit mbi vlerësimin e kushteve për dhënien e pëlqimit për leje ndërtimi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.