Mobi Casa

KPF në Viti debaton për pasqyrat financiare për periudhën janar – shtator 2023

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Është mbajtur sot mbledhja e nëntë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa, udhëhequr nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi, i cili njoftoj anëtarët e këtij komiteti mbi vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të fundit të nxjerrë nga Kuvendi Komunal i Vitisë të cilët edhe kanë kaluar në këtë komitet. Fillimisht anëtarët e këtij komiteti parashtruan një varg pyetjesh të cilave iu përgjigj zv.kryetari i komunës Hasan Aliu.

Në këtë mbledhje pas diskutimeve që u bënë në fillim nga anëtarët e KPF-së u votua rendi i ditës dhe procesverbali nga mbledhja e kaluar e KPF-së.

Më pas u prezantuan edhe Pasqyrat Financiare të buxhetit komunal për periudhën Janar-Shtator 2023.

Berat Zuka, zyrtar financiar i Drejtorisë për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, tha se gjatë periudhës janar – shtator 2023 janë inkasuar gjithsej të hyra vetanake në vlere prej 1.097.399.25€, ndërkohë që shkalla duke u bazuar në planifikimin vjetor është 104.23 %, ndërsa, krahasuar me të hyrat për periudhën janar – shtator te vitit 2022, të hyrat e sivjetme janë më të larta për 256.455.26 euro.

Buxheti i Alokuar për periudhën janar – shtator te vitit 2023 nga fondet burimore: Granti qeveritar, të hyrat vetanake dhe donacionet janë: 12.781 946 euro, ndërsa shpenzimet janë: 11.016.594 €.

UBT

Shkalla e ekzekutimit te buxhetit për periudhën janar- shtator 2023 është 86.19% në krahasim me Alokimet për të gjitha programet dhe kategoritë ekonomike.

Anëtarët e komitetit për Politikë e Financa shqyrtuan dhe votuan edhe këto propozim vendime: Propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës kompanisë KEDS J.S.C për vendosjen e trafove elektrike, për të cilën pikë u dhanë disa rekomandime për ndryshime kur kjo pikë do të prezantohet në mbledhjen e Kuvendit.

Pastaj, propozim vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshme publik. Propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit me Nr.01-110/05-993, të datës 28.07.2023, për aprovimin e buxhetit të participuar nga fermerët përfitues.

Gjithashtu në këtë mbledhje ishin paraparë dy informata, ajo mbi ndarjen e subvencioneve në DKRS-së gjate vitit 2023 dhe Informatë e prokurimeve dhe kontratave të nënshkruara për nëntëmujorin 2023.

Mirëpo në rend dite u dhanë edhe dy pikë të tjera që kishin të bënin po ashtu me informatë rreth raportit mbi vlerësimin e dëmeve të fatkeqësive natyrore për fermer, si dhe një informatë rreth fillim vitit shkollor 2023/2024./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.