KPF në Viti debaton për çështje të përgjithshme që e rëndojnë këtë komunë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Vlen të përmendët që në fillim të takimit anëtarët e KPF-së ngritën edhe disa çështje të përgjithshme si, pastrimin e rrugëve nga barojat, dezinfektimin e hapësirave publike, përfundimin e objektit të ri shkollor në Pozheran, largimin e disa deponive ilegale të mbeturinave, ri funksionalizimi i ndriçimeve publike dhe eliminimin e disa problemeve me rrjetin e ujërave të zeza dhe të tjera.

Nën udhëheqjen e Bekim Azizit, kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, sot u mbajt mbledhja e shtatë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF).

Kryesuesi Azizi bëri me dije se që nga mbledhja e kaluar e Kuvendit Komunal të Vitisë, janë shqyrtuar të ligjshëm nga niveli qendror vetëm dy vendime.

Megjithatë gjatë këtij takim u shqyrtuan dhe votuan disa pika të rendit të ditës por edhe u dhanë dy informata. Pika që morri vëmendjen më të madh të anëtarëve të KPF-së, ishte dokumenti financiar, Pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën Janar-Qershor 2023, ku anëtarët e KPF-së kërkuan sqarime lidhur me disa shpenzime të realizuar gjatë kësaj periudhe.

Në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe u votuan edhe këto pika:

UBT
  • Propozim vendimi për shpalljen në diskutim publik i projekt planit të punës së Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2024.
  • Propozim vendimi për shpalljen në diskutim publik të draft rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba për vitin 2024.

Të gjitha pikat e parapara për votim kaluan me votat e shumicës dhe pritet që ato të shkojnë për shqyrtim në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal të Vitisë.

Ndërkaq në këtë takim u dhanë edhe dy informata si: Informata për kontratat e nënshkruara për gjashtë mujorin e parë të këtij viti por edhe informata për përfundimin e
procesit mësimor për vitin 2022/2023.

Vlen të përmendët që në fillim të takimit anëtarët e KPF-së ngritën edhe disa çështje të përgjithshme si, pastrimin e rrugëve nga barojat, dezinfektimin e hapësirave publike, përfundimin e objektit të ri shkollor në Pozheran, largimin e disa deponive ilegale të mbeturinave, ri funksionalizimi i ndriçimeve publike dhe eliminimin e disa problemeve me rrjetin e ujërave të zeza dhe të tjera.

Përndryshe kryesisht pyetjeve të anëtarëve ju është përgjigjur zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu./rajonipress/