Fundamenti

KPF në Kamenicë propozon disa vendime të rëndësishme

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Mbledhjen e hapi kryesuesi, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: anëtarët e KPF-së, Drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shpend Morina, Shërbimi Profesional, monitorues të jashtëm.

Në rend ditë ishin këto pika:
1.Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e dhjetë e Komitetit për Politikë dhe Financa,
2.Kërkesë për shqyrtimin e ligjshmërisë së Vendimit Nr.36772,

Fundamenti
  1. Propozim-vendim për miratim për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim afatgjatë për Kompaninë “ISO-RUBI” Sh.P.K me procedurë të negocimit të ofertës,
  2. Propozim-vendim për caktimin e normave tatimore të tatimit në pronën e paluajtshme për vitin 2024,
  3. Propozim-vendim për dhënien e subvebcioneve në lëmin e bujqësisë,
  4. Të ndryshme.

Pas hapjes së mbledhjes nga kryesuesi, të gjitha pikat janë shqyrtuar dhe miratuar për të shkuar në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal.