Eko Higjiena

KPF në Artanë diskuton për projektet kapitale nga donatorët

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Komiteti për Politikë e Financa (KPF) në takimin e saj të fundit ka aprovuar dhe shqyrtuar një varg pikash që lidhen me investimet dhe donatorët ndërkombëtarë. Raporti gjashtëmujor i Bajrush Ymerit është aprovuar derisa vet Ymeri ka thënë se Artana është në rrugë të mbarë që të përjetojë investimet serioze në fushën e turizmit, por edhe në infrastrukturë.

Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa në Artanë kanë diskutuar për disa pika që lidhen me investimet dhe projektet kapitale që parasheh kjo komunë për vitin 2013.

KPF ka aprovuar raportin e Bajrush Ymerit për gjashtëmujorin e dytë, dhe ka shqyrtuar raportin e Drejtorisë së Arsimit për përfundimin e gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2012/2013 dhe fillimin e gjysmëvjetorit të dytë. KPF ka shqyrtuar edhe raportin financiar për tremujorin e katërt të vitit fiskal 2012 si dhe ka diskutuar për propozim vendimin për projekte kapitale nga donatorët, me theks të veçantë ndërtimi i trotuarit në fshatin Pasjak në vlerë të 30.000,00 €, nga USAID-i. Një propozim tjetër është shqyrtuar edhe renovimi i shkollave vlera e projektit 39.000 € nga LOGOS-i Zviceran me participim nga Komuna prej 30 %. Të gjitha këto pika janë aprovuar për tu diskutuar në Asamblenë Komunale.

Bajrush Ymeri në raportin e tij po edhe në prononcimet e mëparshme ka thënë se prioritet për vitin 2013 do të kenë kërkesat e fshatrave të Artanës, si dhe mundësia për të investuar në Kalanë e Artanës dhe pikat që lidhen me turizmin e kësaj ane. “Unë kam mbajtur disa debate me qytetarë dhe tashmë i kam të qarta nevojat dhe kërkesat e tyre . Unë u jam mirënjohës qytetareve të Artanës që kanë qenë shumë modest në kërkesat e tyre .Ne tanimë kemi një listë me projekte kapitale ku së bashku shpresojmë që do t`i realizojmë për vitin 2013” tha ai.

ARKATANA

Ymeri tha se këtë vit kanë ndarë mjete për herë të parë për të ndërtuar shtëpi për raste sociale, pra rreth 30 % të buxhetit e kemi nda për këtë kategori. “Subvencionet në bujqësi i kemi rritë këtë vit për 3 herë më shumë se vitin e kaluar. Kemi ndarë mjete për ndërtim të shkollës së mesme, për mirëmbajtje të rrugëve, për ambulanca, për kulturë, për asfaltime të rrugëve” etj.

Ymeri tha se sa i përket tatimit në pronë jemi shumë të kënaqur dhe po ashtu kemi arrit edhe rezultate të mira. “Për këtë flasin dy shpërblime që i kemi marrë nga USAID-i për grumbullimin e të hyrave vetanake” tha ai.

Ymeri tha se pret një kontribut të madh nga Qeveria e Kosovës , por edhe nga donatorët ndërkombëtarë si USAID-i, Logosi zviceran, programi DEMI, dhe disa organizata tjera të huaja që kanë shprehur interesimin e tyre për të investuar në njërin nga qytetet me një histori të lashtë kulture e historie siç është Kalaja e Artanës tha Ymeri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.