Eko Higjiena

KPF miraton raportin e kryetarit për periudhën janar – qershor

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) ka miratuar të mërkurën raportin e kryetarit të Komunës për 6-mujorin e parë të këtij viti, raportin financiar janar-qershor, pastaj iniciativën për autorizimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, për bashkëpunim me komunën e Vitisë, në fushën e infrastrukturës rrugore me interes të përbashkët, programin trevjeçar për banim (2018-2020) si dhe tri propozim-vendime për dhënien e pronës së paluajtshme komunale për ndërtimin e një trafostacioni, për ndërtimin e Qendrës për fëmijët e braktisur dhe shtëpinë për moshuarit, si dhe për nevoja të groposjes së kafshëve të ngordhura.

Po ashtu, KPF ka miratuar tri propozim-vendime për ndryshimin e destinimit të një pjese të parcelave kadastrale, në kuadër të zonave “Qyteti i Gjilanit”, “Fidanishte” dhe “Livadhet e Arapit” në Gjilan.

Njëherësh, KPF ka miratuar edhe propozim vendimin për caktimin e lartësisë së kompensimit mujor për anëtarët e Komisionit Komunal të Aksionarëve në NLP “Tregu” SHA Gjilan dhe të gjitha këto pika, me shumicë votash, i ka rekomanduar për Kuvend Komunal, i cili do të mbajë seancën e radhës më 16 gusht.

United Hospital

Shpresa Kurteshi-Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal, ka thënë se materialet janë dorëzuar ma kohë te anëtarët e KPF dhe ata kanë pasur mundësi që t`i shqyrtojnë dhe analizojnë të gjitha këto pika, por nëse ndokush ka nevojë për sqarime shtesë, drejtorët komunalë janë këtu për të dhënë përgjigje në çdo interesim.

Përndryshe, Avdyl Aliu (LDK), në emër të anëtarëve të KPF e ka uruar kryesuesen e re, Shpresa Kurteshi-Emini dhe i ka premtuar mbështetje në realizimin e agjendës së Kuvendit Komunal.

Opozita (PDK e VV) ka munguar në këtë takim të Komitetit për Politikë dhe Financa./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.