Hidromorava

KPF miratoi raportin financiar janar-qershor 2012

/ 4 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), në mbledhjen e së premtes, të parën për pjesën e dytë të këtij viti, të cilën e ka drejtuar kryesuesi Izmi Zeka, ka miratuar Raportin financiar janar-qershor 2012, të cilin e ka prezantuar drejtori për Buxhet dhe Financa, Nuhi Nuhiu.

Të hyrat komunale në këtë periudhë kohore janë realizuar në shkallën 88.27 për qind. Nga shuma e planifikuar prej 1.645.000 euro, janë arkëtuar 1.451.982 euro. Te shërbimet publike, plani i të hyrave është realizuar 198 për qind, te të hyrat nga qiraja – 136 për qind, të hyrat nga arsimi – 119 për qind dhe kështu me radhë.

Për Kuvend Komunal është rekomanduar edhe Raporti i Auditorit të Përgjithshëm për pasqyrat financiare të Komunës së Gjilanit për vitin 2011. Sipas Jakup Bajramit (LDK), në raport konstatohen shkelje të procedurave financiare, por kryetari i Komunës, Qemajl Mustafa ka thënë se në krahasim me komunat tjera të madhësisë së njëjtë, komuna e Gjilanit është dukshëm më mirë, duke nënvizuar se kjo komunë, me vite ka marrë notë pozitive sa u përket pasqyrave financiare.

KPF rekomandoi për Kuvend Komunal edhe Rregulloren mbi tatimin në pronën e paluajtshme për vitin tatimor 2013. Sadudin Berisha ka propozuar që vlera tatimore për metër katror të mbetet e njëjtë për të gjitha kategoritë. Ai ka thënë se nuk duhet të merret si kriter vlera e tregut, por vlera investuese, por drejtori Nuhi Nuhiu ka sqaruar se ligji për tatimin në pronë është miratuar tashmë dhe nuk lejon këso ndërhyrje.

Qemajl Mustafa, kryetar i Komunës, tha se ligji e përcakton si kriter vlerën e tregut, ndërkaq sa i përket tatimit në pronë, ai nënvizoi se në gjithë botën po pranohet ideja për lirimin e bizneseve nga tatimet dhe rritjen e tatimit në pronë, që konsiderohet taksa më e arsyeshme.

Me një votim formal, KPF i ka rekomanduar edhe tri propozim-vendime mbi qasjen në planet urbane te “Subqendra – Zhegër”, “Zabeli 1” dhe ish- “Popovica”, pjesa mbi tunel, njësoj sikurse edhe Planin e vlerësimit të rrezikut për komunën e Gjilanit, të cilin e ka prezantuar dhe arsyetuar Blerton Ajeti, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim.

FIDANISHTJA

Sa i përket propozim-vendimit për komisionin komunal të aksionarëve në Ndërmarrjen Publike “Kosovatrans”, KPF ka rekomanduar që dy vende të plotësohen nga AKR dhe LDK, ndërsa tjetri, që është kryetar i këtij komisioni, do të caktohet nga PDK-ja dhe njësoj u veprua edhe te komisioni komunal i aksionarëve në PPP “Ecohigjiena”, për pjesën publike, ku pos anëtarëve të PDK-së e AKR-së, si partnerë të koalicionit, anëtari i tretë do të jetë nga opozita.

Pas një debati më të gjerë, KFP rekomandoi për Kuvend Komunal edhe propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në emër të subvencionit për familjet e dëshmorëve Agim Ramadani dhe Avdullah Tahiri, të cilin e arsyetoi drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Xhemajl Salihu.

Anëtarët e KPF sugjeruan që familjet e dëshmorëve të trajtohen njësoj, kur është në pyetje ndarja e subvencioneve, sepse ata e kanë të njëjtin status. Vendimi i kryetarit të Komunës është se duhet të ndihmohen të gjitha familjet, ka thënë Salihu.

Propozim vendimi për subvencionimin e studentëve të Komunës së Gjilanit të cilët studiojnë jashtë vendit në nivelin master, u vendos që të kthehet për shqyrtim në Komitetin e Arsimit, pasi kishte dilema nëse Komuna mund të përballojë financiarisht kërkesat e tilla, ndërkaq u përkrah propozimi për anulimin e vendimit të datës 30.03.2009, për mbështetjen financiare të kandidatëve që përgatisin disertacionin e doktoraturës.

Për anulim u rekomandua edhe vendimi i datës 08.10.2002 që ka të bëjë me kompensimin e familjeve të shërbyesve civilë, sikurse edhe vendimi për marrjen me qira të hapësirave në KU “Gjilani”, pasi që, siç u tha, nuk është vërejtur vullneti te MASHT-i për të themeluar universitetin publik në Gjilan.

Edhe propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për raste sociale, që u paraqit nga drejtori Gani Neziri, u rekomandua për Kuvend Komunal, i cili, siç u vendos në këtë takim të KPF, do të mblidhet në dy seanca të veçanta për këto rekomandime. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.