UBT

KPF: Mbi 1.5 milion euro mjete vetanake nga viti i kaluar barten për investime të reja në këtë vit

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), në mbledhjen e sotme, nën kryesimin e Arianit Sadikut, kryesues i Kuvendit Komunal, ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend raportin financiar për vitin 2022 si dhe raportin e punës të kryetarit të Komunës për vitin 2022.

Po ashtu, KPF ka rekomanduar për miratim në Kuvend edhe draft planin komunal për menaxhimin e mbeturinave, propozim vendimin për shpalljen e interesit të ligjshëm publik në parcelën nr.146-0 në Dobërçan, propozim vendimin për caktimin e lartësisë së kompensimit mujor për anëtarët e komisionit komunal të aksionarëve në KRM “Higjiena” NLP “Stacioni i Autobusëve” dhe NLP “Tregu” në Gjilan si dhe kërkesën e Komitetit për Barazi Gjinore, për lirimin nga pagesa e çerdhes të fëmijëve të nënave vetushqyese.

Njëherësh, KPF ka rekomanduar për Kuvend edhe raportin e punës të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2022, raportet e punës të Komiteteve të komunale për vitin 2022 si dhe planet e punës të këtyre Komiteteve për vitin 2023, informatën për suksesin e nxënësve në gjysmë vjetorin e parë të vitit shkollor 2022-2023 si dhe informatën për mbarëvajtjen e manifestimit tradicional “Flaka e Janarit” 2022.

Uji Dea

Me kërkesën e drejtorit të Buxhetit, Riad Rashiti, për seancën e ardhshme të Kuvendit u rekomandua edhe propozimi për bartjen e mjeteve të pashpenzuara financiare nga viti 2022, të realizuara nga tejkalimi i të hyrave vetanake në shumë prej 1.5 milion euro, të cilat do të investohen në projekte të reja gjatë këtij viti.

Përkrahjen e Komitetit e mori edhe propozimi i Bujar Nevzatit që edhe Kuvendi Komunal i Gjilanit t`i japë mbështetje nismës që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë./rajonipress/