Mobi Casa

KPF-ja në Viti diskuton rreth Kornizës Afatmesme Buxhetore 202-2026

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Organizuar nga Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), në bashkëpunim me drejtorinë për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim në Viti, sot është mbajtur diskutimi publik rreth Kornizës Afatmesme Buxhetore 2024-2026 (KAB). Hapjen e këtij takimi e bëri kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi i cili edhe foli për rëndësinë e tij duke potencuar se qëllimi kryesor i takimit në fjalë, është që të marrë mendimet dhe nevojat e qytetarëve për investime. Ai theksoj se duke mbajtur takime të tilla mund të bëhet një hartim më i mirë i buxhetit komunal.

Ndërkaq KAB 2024-2026 u prezantua nga drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Besnik Imeri.

Pas prezantimit të këtij dokumenti buxhetor të pranishmit kanë parashtruar pyetje por edhe nevojat për investime e ndër to ishin: Të këtë më shumë investime në sigurimin e ujit të pijes, të këtë numër më të madh të qytetarëve në takime publike, të zgjidhet problem me kanalizimin në fshatin Sadovinë të Jerlive, konkretisht në dy lagjet e reja si dhe në sistemin e ujësjellësit të vendosën orëmatësit dhe të merret në menaxhim nga kompania përgjegjës.

Mobi Casa

Gjithashtu u kërkua edhe që të këtë kushte më të mira për udhëtarët e transportit publik si në vendosjen e pritorëve dhe rritjes së sigurisë së tyre.

Në këtë takim u kërkua gjithashtu që të rregullohet hapësira infrastrukturore nga stacioni i autobusëve në Viti deri të Mediterani, saktësisht në ndërtimin e trotuareve, ndriçim publik dhe kanalizimit, të zbatohet një rregullore komunale që parasheh mirëmbajtjen e varrezave dhe të bëhet ndarja buxhetore që ajo të implementohet qysh në vitin tjetër. Kërkesa tjera ishin edhe të parashihen mjetet buxhetore që të paguhen administratorët e lokaliteteve, të ndryshohet financimi i Manifestimit “Flakadani i Karadakut” që subvencioni i tij të bëhet përmes një OJQ-së dhe jo direkt nga DKRS-ja si dhe disa kërkesa të tjera.

Pyetjeve të pranishmeve ju përgjigj drejtori Imeri i cili theksoj se do të shikojnë të gjitha mundësitë e përfshirjes së kërkesave dhe sugjerimet e dhëna sipas buxhetit dhe ligjeve në fuqi./rajonipress/