ARKATANA

KPF-ja e Vitisë miraton një sërë vendimesh me rëndësi, shprehen ngushëllime për viktimën e stuhisë dhe shqyrtohen raportet financiare

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Nën drejtimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, është mbajtur mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), ku u trajtuan çështje të rëndësishme që lidhen me funksionimin institucional, menaxhimin financiar dhe planifikimin strategjik të komunës.

Në hapje të mbledhjes, kryesuesi Bekim Azizi shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Pira nga Pozherani për humbjen tragjike të Nazim Pirës, i cili humbi jetën si pasojë e stuhisë së fundit që goditi komunën. Ai uroi gjithashtu shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit dhe shprehu shpresën që dëmet e shkaktuara në ekonomi familjare, prona dhe sektorin e bujqësisë të kompensohen sa më parë nga institucionet përgjegjëse.

Ngushëllimeve iu bashkua edhe zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, i cili shprehu solidaritet me familjen Pira dhe me të gjithë qytetarët që pësuan dëme nga stuhia. Mbështetje dhe solidaritet shprehën edhe anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa.

Pas kësaj, anëtarët e KPF-së miratuan procesverbalin e mbledhjes së pestë, ndërsa në vazhdim drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Milihate Ajeti, prezantoi Pasqyrat Financiare të Buxhetit Komunal për periudhën janar–qershor 2026.

Uji Dea

Sipas raportit të prezantuar, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit janë inkasuar 628,369.63 euro të hyra vetanake, që përfaqësojnë 48.54 për qind të planifikimit vjetor. Ndërkohë, buxheti i alokuar për këtë periudhë ishte 12,607,653.70 euro, ndërsa shpenzimet e realizuara arritën në 11,760,937.09 euro, duke shënuar një normë të ekzekutimit buxhetor prej 93.28 për qind.

Në vazhdim të mbledhjes, Komiteti shqyrtoi dhe mbështeti Planin Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave (ZMM-5), i cili përfshin dymbëdhjetë komunat e rajoneve të Gjilanit dhe Ferizajt dhe synon avancimin e bashkëpunimit ndërkomunal në fushën e menaxhimit të mbeturinave.

Po ashtu, u shqyrtua propozim-vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për formimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, si dhe propozim-vendimi për shpalljen në diskutim publik të Projekt-Planit të Punës së Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2027, dokument që do të shërbejë si bazë për planifikimin e aktiviteteve të organit më të lartë vendimmarrës të komunës gjatë vitit të ardhshëm.

Pas diskutimeve, të gjitha pikat e parapara për votim morën mbështetjen e shumicës së anëtarëve të Komitetit për Politikë dhe Financa, duke u rekomanduar për procedim të mëtejmë dhe miratim në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal të Vitisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.