ARKATANA

KPF: Grantet për Komunën e Vitisë do të shënojnë rritje

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Në bazë të planifikimit të bërë nga viti 2017, grandet për komunën e Vitisë si tërësi do të shënojnë rritje për 7.17%, ka thënë Ibrahim Rama.

Është mbajtur mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa i Kuvendit Komunal të Vitisë, në të cilën u shqyrtuan disa pika në mesin e të cilave edhe ajo e Kornizës afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2018-2020.

Por fillimisht, anëtarët e KPF-së parashtruan disa pyetje jashtë rendit të ditës për të cilat u përgjigj zv.kryetari i komunës Hasan Aliu.

Më pastaj në procedimin e pikave të parapara, propozim vendimi për shqyrtimin dhe miratimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB), 2018-2020, ishte si pika që u debatua më së shumti.

Drejtori i Drejtorisë për Financa dhe Zhvillim Ekonomik Ibrahim Rama, theksoi se Korniza Afatmesme Buxhetore është një proces në të cilën përfshihen aktivitetet e komunës së Vitisë dhe Drejtorisë së Financave dhe Zhvillimit Ekonomik.

ARKATANA

Ai bëri një krahasim të buxheteve dhe rritjet që parashihen të jenë në vitet e ardhshme, krahasim me ato që edhe kanë kaluar. “Në vitin 2016 kemi pasur një buxhet prej 9,487.984 euro, në vitin 2017 kemi 10,019.298, në vitin 2018 do të kemi 10,735.075, në vitin 2019 do të kemi 11,504.659, si dhe në vitin 2020 12,558,582 euro. Në bazë të planifikimit të bërë nga viti 2017, grandet për komunën e Vitisë si tërësi do të shënojnë rritje për 7.17%, 715,777 euro”, tha Rama.

Me gjithë propozimet dhe sugjerimet që iu dhanë nga anëtarët e KPF-së kjo pikë u miratua që të procedohet në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal. Në këtë mbledhje u votua njëzëri që Propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e plotësim ndryshimit të rregullores për Mbrojtjen e Mjedisit në Komunën e Vitisë, u heq nga rendi i ditës dhe u vendos të procedohet më vonë.

Ndërsa për seancën e ardhshme, u proceduan edhe Propozim vendimi për shqyrtimin dhe miratimin për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër pronën e paluajtshme të Komunës Kompanisë KKDFE sha KEDS J.S.C për vendosjen e trafove elektrike, si dhe propozim vendimet për shpalljen e Zonave në interes të përgjithshëm në Drobesh dhe Radivojc.

Në këtë mbledhje u raportua edhe për punën e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB-së), për periudhën Janar-Qershor 2017./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.