Fundamenti

KPF e Vitisë diskuton mbi kornizën afatmesme buxhetore

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama, i ka njoftuar anëtarët e këtij komiteti mbi punën që është bërë në hartimin e kësaj kornize dhe planifikimit të shpenzimit në kategoritë e ndryshme ekonomike.

Sipas këtij dokumenti financiar bëhet me dije se buxheti komunal i Vitisë për vitin 2021 do të shënoj rritje dhe atë prej 12.490,868€ në 13,069,494€.

Komiteti për Politik dhe Financa (KPF), ka mbajtur mbledhjen e pestë të rregullt për këtë vit. Në fillim të këtij takimi kryesuesi i kuvendit komunal të Vitisë, Naim Pira, i ka njoftuar anëtarët mbi vlerësimet e akteve të fundit të nxjerrë nga Kuvendit Komunal dhe të vlerësuar nga Departamenti ligjor i Ministrisë së Administrimit.

Po ashtu u bë e ditur edhe për situatën aktuale me pandeminë në komunën e Vitisë, ku aktualisht në këtë komunë nuk ka asnjë rast pozitive e as raste aktive.

Gjatë këtij takimi me theks të veçantë është diskutuar mbi Kornizën afatmesme buxhetore (KAB), të Komunës së Vitisë për vitet 2022-2024.

Mobi Casa

Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama, i ka njoftuar anëtarët e këtij komiteti mbi punën që është bërë në hartimin e kësaj kornize dhe planifikimit të shpenzimit në kategoritë e ndryshme ekonomike.

Sipas këtij dokumenti financiar bëhet me dije se buxheti komunal i Vitisë për vitin 2021 do të shënoj rritje dhe atë prej 12.490,868€ në 13,069,494€.

Rritje e buxhetit komunal të Vitisë parashihet të këtë sipas këtij dokumenti deri në vitin 2024. Kurse anëtarët e këtij komiteti kanë paraqitur mendimet e tyre mbi ndarjen buxhetore në kategoritë e ndryshme ekonomike.

Në këtë mbledhje, janë shqyrtuar dhe votuar edhe këto pika të cilat do të procedohen për seancën e Kuvendit: Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e ndryshim-plotësim të rregullores për organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane të Komunës së Vitisë.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për mbështetje financiare për shpenzimet e strehimores Liria Gjilan për një periudhe trevjeçare 2021-2022-2023, si dhe propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për themelimin e grupit punues për hartimin e planit vjetor të punës së Kuvendit të Komunës së Vitisë për vitin 2022./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.