KPF aprovon listën prioritare të projekteve
Kamenicë – Në takimin e fundit të KPF në Kamenicë është folur gjatë për projektet dhe listën prioritare për të adresuar tek Asambleja Komunale. Begzad Sinani ka thënë se tashmë shumica e projekteve po përmbyllen sipas dinamikës së paraparë.
Mbledhjen e rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), e kryesoi Bajram Dërmaku, kryesues i Kuvendit të Komunës, ku pos anëtarëve të komitetit morën pjesë edhe kryetari i komunës Begzad Sinani si dhe përfaqësuesit e OSBE-së.
Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa i miratuan të gjitha pikat e parapara të cilat do të procedohen për seancën e ardhshme të kuvendit ndërsa pika e dytë u miratua me rekomandim që t`i bashkëngjitet edhe lista e projekteve prioritare.
Begzad Sinani tha se është i kënaqur që lisat e projekteve po përmbyllet sipas dinamikës së paraparë. “Atë që e kemi premtuar edhe po e realizojmë sipas agjendës sonë dhe sipas listës që është përpiluar nga komuna në bashkëpunim me banorët dhe përfaqësuesit e lagjeve e fshatrave” ka thënë Sinani./rajonipress/


