ARKATANA

KPBR rekomandon shpalljen e interesit publik për nevoja të shkollës në Shurdhan

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komiteti për Pronë, Banim dhe Rindërtim (KPBR) ka shqyrtuar të mërkurën kërkesën për shpalljen të interesit të ligjshëm publik të një sipërfaqeje private prej 6923 metra katrorë, për nevoja të ndërtimit të objektit të shkollës fillore në Shurdhan dhe i ka rekomanduar Kuvendit Komunal që ta miratojë këtë propozim.

Sali Fazliu, shef i Sektorit të Pronës në Drejtorinë e Kadastrës, i cili e ka arsyetuar kërkesën para Komitetit për Pronë, Banim dhe Rindërtim, ka thënë se në Shurdhan do të ndërtohet shkolla e re, projekt ky që financohet nga Komisioni Evropian, në shumë prej mbi 668 mijë euro dhe pos objektit, përfshin edhe infrastrukturën tjetër përcjellëse.

Objekti ekzistues nuk i plotëson kushtet minimale për mbarëvajtjen e procesit mësimor. Në bazë të kritereve të MASHT-it, shkolla në Shurdhan është dashur të mbyllet në vitin 2000, ka thënë Fazliu.

Meqë hapësira ekzistuese ku tani gjendet shkolla e vjetër, është e pamjaftueshme për realizimin e projektit, kurse Komuna nuk ka pronë të veten në këtë zonë, është paraqitur nevoja për shpronësimin e një prone private, në madhësi prej 6923 m/2 që iu përket bashkëpronarëve Bashkim, Hamit e Florim Aliu.

FIDANISHTJA

Bashkëpronarët janë shprehur të gatshëm që këtë sipërfaqe ta lirojnë menjëherë, kurse procedurat e shpronësimit të zhvillohen sipas ligjeve ekzistuese. Bazuar në deklaratat e tyre me shkrim, kryetari i Komunës, ka nxjerrë vendimin për nisjen e procedurës për shpronësimin e kësaj prone private, ka thënë Fazliu.

Kërkesa për shpalljen e interesit publik është përkrahur edhe nga anëtarët e KPBR, Ali Arifi, Isa Bunjaku, Fahri Shaqiri, Xhyzide Ismajli, Tafik Maksuti dhe të tjerët, meqë shkolla e vjetër ka më pak se 3 ari sipërfaqe dhe nuk është e mjaftueshme për ndërtimin e objektit të ri.

Disa prej tyre kanë shprehur rezerva nëse është e nevojshme të ndërtohet një shkollë kaq e madhe në Shurdhan, ku numri i nxënësve nuk është aq i madh dhe në tendencë të rënies së vazhdueshme për shkak të shpërnguljeve nga fshatrat e Grykës së Karadakut. Por, siç u tha, hapja e rrugës Gjilan-Kumanovë, pritet ta kthejë perspektivën në këtë zonë dhe bashkë me të edhe interesimin e banorëve për t`u rikthyer në vendlindje.

Ali Arifi, kryesues i KPBR tha se për ne është e rëndësishme nëse kjo sipërfaqe është e mjaftueshme dhe është e përshtatshme për qëllimin që është kërkuar, ndërkaq sa i përket numrit të nxënësve, kjo është çështje që i përket Drejtorisë së Arsimit. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.