UBT

KP rekomandon ndërrimin e pronës komunale me pronën private për interes publik

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komiteti për Pronë, Kadastër dhe Banim (KPKB), ka rekomanduar për procedurë të mëtejmë propozim-vendimin për këmbimin e pronës komunale me pronën private, në rastin e familjes Haziri, propozim-vendimin për rregullimin e kufijve në mes të pronës private dhe pronës komunale, në një rast tjetër, derisa te propozim-vendimi për këmbimin e një prone komunale me pronën e Bashkësisë Islame, ka ngelur pranë rekomandimit të mëhershëm.

Salih Fazliu, shef i sektorit të pronës në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër, Pronë, ka thënë se familjes Haziri i janë marrë mbi 29 ari pronë për nevoja të rrugës “Jugu 1”, përmes shpalljes së interesit publik.

Meqë komuna ballafaqohet me mungesë të mjeteve financiare për kompensim, atëherë është propozuar që kjo të bëhet me shkëmbim pronash, me çka janë pajtuar edhe gjashtë bashkëpronarët e kësaj sipërfaqe, ka thënë Fazliu.

Prona e cila do të shkëmbehet me familjen Haziri gjendet te tregu i gjelbër, është e planifikuar për ndërtim të lartë dhe nuk cenon interesat e tregut.

Eco Higjiena

Ndërmjet dilemave nëse duhet të bëhet ose jo ky këmbim pronash në këtë moment kur jemi afër zgjedhjeve, që i ngritën disa prej anëtarëve të KPKB, mbizotëroi mendimi në favor të zgjidhjes së propozuar. “Komiteti i Pronës është trupë profesionale dhe në rastin konkret, ky aspekt është i plotësuar për të rekomanduar propozimin në procedurë të mëtejme”, ka thënë Ali Arifi, kryesues i Komitetit.

Edhe propozim-vendimi për rregullimin e kufijve në mes të pronës private dhe asaj komunale, te hapësira prapa Stacionit të Autobusëve, përmes ndërrimit të pronës, u rekomandua nga KPKB, por me kusht që edhe drejtoria e Urbanizmit ta jap pëlqimin e vetë dhe që zgjidhja të jetë në funksion të rrugës.

Ndërkaq sa i përket këmbimit të pronës komunale me pronën e Bashkësisë Islame te xhamia në “Dere Mahallë”, Komiteti ngeli prapa rekomandimit të mëhershëm për dhënien e kësaj prone në shfrytëzim dhe nuk e mbështeti kërkesën e BI për këmbim të pronës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.